Botë e Çuditshme Lifestyle

Trend-i i ri i flokëve?! Gruaja shfaqet në një fast food me gjarprin në kokë!

Një TikTok-ere pati një përvojë të pazakontë duke qëndruar në radhë në një restorant të ushqimit të shpejtë. Zonjës përballë i kishte zënë flokët një gjarpër. Në fillim, TikTok-erja mendoi se nuk ishte e vërtetë derisa zvarraniku filloi të lëvizte nëpër flokët e saj. Natyrisht, klipi është një sensacion në TikTok dhe përdoruesit e rrjetit ishin të shpejtë për të komentuar.

https://www.tiktok.com/@adventureswithkt/video/7134396437068172590?referer_url=https%3A%2F%2Fbordo.al%2F&referer_video_id=7134396437068172590&refer=embed&referer_url=https://bordo.al/2022/08/24/tmerr-ne-nje-fast-food-gruaja-ne-radhe-me-gjarprin-ne-koke/

“Llastikët humbasin lehtësisht, kështu që ajo mori të parën gjë që i kapi dora”, u shpreh një përdorues. Disa menduan se ndoshta ajo nuk e dinte që gjarpri ishte në flokët e saj, por kjo duket jashtë diskutimit: “Ajo e di shumë mirë dhe po përpiqet të krijojë një trend të ri të flokëve”, tha me shaka një TikTok-er. Të tjerë e cilësuan këtë një metodë të mirë të distancimit social. “Absolutisht e shkëlqyer. Ide e mrekullueshme për t’i mbajtur njerëzit më shumë se 2 metra larg jush”,- thanë ata.