Aktualitet

Treni i linjës Elbasan-Durrës doli nga shinat, nuk ka të lënduar

Del nga shinat treni i linjës Elbasan-Durrës, fatmirësisht pa të lënduar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, pranë Rrogozhinës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta dhe po hetohen. Raportohet se në tren udhëtonin mbi 100 pasagjerë, që dolën jashtë të përfshirë nga paniku.