Së fundmi, këngëtari i njohur Trey Songz është akuzuar për përdhunim nga basketbollistja, Dylan Gonzalez. Ajo pretendon se ngjarja ka ndodhur 9 vite më parë në një hotel në Las Vegas. Gonzalez shkroi në fund të vitit të kaluar se “Trey Songz është një përdhunues”. Por tani ka detajuar pretendimin e saj duke ofruar mbështetje për gratë që kanë përjetuar sulme seksuale.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram, Dylan ka shkruar se:
Me atë që duket si lajme të përsëritura pafundësisht për sulmet e supozuara seksuale të kryera nga Trey Songz, unë jam e detyruar të rijetoj vazhdimisht në mendjen time dhe të vuaj përsëri tmerrin e shtypur prej kohësh të përdhunimit nga duart e tij në një hotel të njohur në Las Vegas.

Por 37 vjeçari i ka mohuar këto akuza. Në nëntor, ‘TMZ’ raportoi se Songz ishte nën hetim për një sulm të dyshuar seksual që ndodhi në Las Vegas. Gjithashtu në fillim të vitit të kaluar, artisti thuhet se pagoi një padi prej 10 milionë dollarësh me akuzën se kishte sulmuar seksualisht një grua në vitin 2018.
Në gusht 2020, këngëtari i “Slow Motion” mohoi gjithashtu një akuzë për sjellje të pahijshme seksuale të shfaqur tek një vajzë e cila pretendoi se ai e rrëmbeu dhe urinoi mbi të në një banjë hoteli.