Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një lokal në një pallat në Tiranë, pranë Komisariatit nr. 4, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Dyshohet se lënda plasëse lidhet me një konflikt të ndodhur më parë, ndërsa po hetohet nga policia. Në kamerat e sigurisë dallohet një person që vjen pranë lokalit, lë eksplozivin e largohet në këmbë. Po punohet me pamjet e kamerave për ta gjurmuar.
Në një tjetër zhvillim po në Tiranë, një plagosje me thikë ndodhi sot në zonën e Kombinatit. Sipas burimeve, ngjarja erdhi nga një sherr çasti për motive të dobëta.
Mësohet se autori u arrestua nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar motivet e plota. Dy 60-vjeçarë po pinin kafe në lokal. Pas një debati, njëri prej tyre nxori thikën e plagosi shokun. Ishte nën efektin e alkoolit.