Aktualitet

Tronditi Dhërmiun, “Arrest me burg” për Emiljano Ninën

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Emiljano Ninën, i riu i cili qëlloi katër herë me armë në një lokal nate në Dhërmi mbrëmjen e së shtunës. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Nina akuzohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje e qetësisë publike e kanosje”. Ngjarja fatmirësisht përfundoi pa viktima, por shkaktoi kaos dhe panik mes klientëve, si dhe ngriti pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e klubeve të natës në bregdet.