Presidenti amerikan Donald Trump i sugjeroi sot anëtarëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet ushtarake me 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo do të thotë dyfishi i objektivit prej 2% që kanë deri në vitin 2024, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Deklarata u bë gjatë fjalimit që mbajti në ditën e parë të samitit të Aleancës së Atlantikut në Bruksel.