Donald Trump do të shmangë protestat e organizuara në Londër gjatë vizitës së tij dy ditore në Britani javën e ardhshme. Presidenti amerikan do të takojë mbretëreshën në Uindsor dhe kryeministren në Chequers, rezidencën në fshat të saj. Nga itinerari për të enjten dhe të premten, konfirmohet se Trump do të qëndrojë në rezidencën e ambasadorit amerikan në Regent’s park, gjatë natës. Ndërsa mijëra vet pritet të dalin në protesta, Kreu i shtëpisë së Bardhë pjesën më të madhe të kohës do ta kalojë jashtë Londrës, në evente zyrtare.