Bota

Trump: Kam marrëdhënie shumë të mira me Merkel!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se me të ngriti çështjen e shpenzimeve të Gjermanisë në mbrojtje, dhe marrëveshjen e saj me Rusinë për tubacionin e gazit natyror Rrjedha e Veriut 2. Trump po ashtu theksoi se ka marrëdhënie “shumë të mira” me kancelaren gjermane. Edhe Merkel, shtoi se pret shkëmbime të tjera me presidentin amerikan.