Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Britani. Menjëherë në aeroport në Londër ai tha se ndihet “komod” me protestat e mundshme që do të zhvillohen gjatë vizitës së tij, duke shtuar se britanikët “e pëlqejnë shumë atë”. Trump pritet të takohet me kryeministren Theresa May e cila kërkon një marrëveshje tregtare për periudhën “post-Brexit”, vetëm pak ditë pasi ai deklaroi se Britania gjendet në mesin e “trazirave”.