Trupat amerikane do të mbeten në Korenë e Jugut, edhe nëse arrihet marrëveshje për të përfunduar zyrtarisht Luftën e Koreve. Aty ndodhen 29 mijë ushtarë. Më herët, Peniani kushtëzoi heqjen dorë nga armët bërthamore me largimin e trupave amerikane nga Gadishulli. Por për Seulin, “Prania e tyre nuk ka të bëjë me nënshkrimin e traktateve të paqes”.