Rajoni

Tsipras riformaton qeverinë, këta janë ministrat e rinj

Kryeministri grek Alexis Tsipras ristrukturon kabinetin qeveritar. Në krye të Ministrisë së Rendit shkon Olga Gerovasili, deri tani Ministre e Reformës administrative. Ajo zëvendëson Nikos Toskas i cili dha dorëheqjen pas zjarrit në Atika që u mori jetën dhjetra personave. Ndërkohë është emëruar si zv/ministre, Katerina Papakosta, deputete e Demokracise së Re, partise më të madhe të opozitës.