Rajoni

Turi ballkanik, Rama takohet me Vuçiç në Beograd!

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë turit të tij ballkanik.

Ata janë takuar në Beograd teksa kanë folur për pikëpamjet e tyre sa i takon situatës dhe tensioneve në veri të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë në konferencën me kryeministrin Edi Rama se do të mbajnë sëshpejti takime për Ballkanin e Hapur. Vuçiç tha se në nëntor do të mbahet një panair në Beograd. Ai vlerësoi nismën e Ballkanit të Hapur duke thënë se i ka ndihmuar njerëzit që të jenë më afër njëri-tjetrit.

“Jemi të angazhuar për të kontribuar për tregun e përbashkët rajonal. Parlamenti i Serbisë ka ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen me ID. Besojmë që kryeministri Rama do investojë energji për të arritur rezultate të rëndësishme. Sa i përket Ballkanit te Hapur, nuk do kemi diskutime të lehta, por do kemi diskutime të frytshme. Besoj se ka shumë gjëra që kjo nismë që pati fillesën nga rajoni ndihmoi për ti sjelle njerëzit me pranë. Ne periudhën qe vjen do kemi takime të përbashkëta për Ballkanin e Hapur. Do kemi panairin e tretë në nivel europian në nëntor ne Beograd. Do jetë me një rëndësi në nivel botëror”, tha Vuçiç.