Një turiste gjermane mbeti e bllokuar në kanionet e Osumit, ndërsa ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur shpëtimin e saj. Policia thotë se ishte njoftuar se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, një shtetase e huaj kërkonte ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet. Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, turistja u nxor jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor.