Aktualitet

Turneu ndërkombëtar i mundjes, Shqipëria shkon me 6 sportistë në Turqi!

Federata Shqiptare e Mundjes ka prezantuar ekipin që do të përfaqësojë Kombëtaren Kuqezi në turneun ndërkombëtar “Yasar Dogu, Vehbi Emre dhe Hamit Kaplan” në Turqi. Shqipëria do të konkurrojë me një ekip të përzgjedhur në këtë turneu prestigjioz, një kompeticion që do të shohë në tapet disa prej mundësve më të mirë nga e gjithë bota.

Kështu skuadra e shqiptare në stilin e lirë do të përbëhet nga sportistët: Endiro Avdyli (–65 kg) dhe Elmaz Kryeziu (–74 kg). Në radhët e femrave ngjyrat kuqezi do t’i mbrojë Albina Drazhi (–68 kg), ndërsa në stilin greko-roman do të matin forcat Kevin Kupi (–77 kg), Ardit Zeneli (–67 kg) dhe Andi Muca (–55 kg).

Trajner i ekipit në këtë aktivitet është Haxhi Siana. Ndërkohë, në këtë event do të gjykojë edhe një arbitër nga Shqipëria, Oltjon Balliu. FSHM bën me dije se ky turne është një mundësi e rëndësishme për mundësit tanë për të treguar aftësitë e tyre dhe për të fituar eksperiencë ndërkombëtare në një skenë elitare të sportit të mundjes.