Bota

Turqi, bllokimi i Wikipedia-s brenda territorit përbën “shkelje të lirisë së shprehjes”

Gjykata Kushtetuese në Turqi vendosi se bllokimi i qasjes në enciklopedinë online, Wikipedia, brenda territorit të Turqisë, përbën shkelje të lirisë së shprehjes, deklaroi një avokat që ka përfaqësuar organizatën. Një vendim i tillë hap rrugën për heqjen e kufizimit të kësaj faqeje, i cili ishte vendosur në 2017-tën për shkak të teksteve në të cilat Turqia akuzohej për lidhje me organizata terroriste.