Bota

Turqi, deputetët e zgjedhur betohen në Parlament

Ligjvënësit turk bënë betimin në Parlament, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar ku iu dha më shumë autoritet presidentit. 600 deputetë nga 5 parti politike u betuan në Ankara, ku 259 janë nga partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Me ndryshimet e reja, Erdogan i cili do të udhëheqë qeverinë, zgjedh ministrit, zëvendëspresidentët, përgatit buxhetin dhe vendos mbi politikat e sigurisë.