Bota

Turqi, mbi 18.000 të pushuar nga puna

Me dyshimet se kanë lidhje me grupe terroriste, Qeveria Turke urdhëroi pushimin nga puna të mbi 18 mijë vetëve, gati gjysma policë. Masa u mor me një dekret emergjence, të publikuar sot në Gazetën Zyrtare të Turqisë.  Mes të pushuarve ka edhe ushtarakë, profesorë e akademikë. Pasaportat e tyre do të anulohen. Ndërkaq, Ankaraja zyrtare riktheu në detyrë 148 persona të shkarkuar më parë, me dekrete të ngjashme.