Bota

Turqi, tregjet në panik pas emërimit të ministrit të ri të financave

Emërimi i Berat Albayrak si ministër i financave të Turqisë nuk ka ndikuar pozitivisht në tregjet financiare të vendit. Lira turke ka pësuar sërish rënie, duke u zhvleftësuar me 17 për qind brenda vitit. Investitorët janë të shqetësuar se me caktimin e Albayrak dhe shkarkimin e Ministrit dhe zv/ministrit të Financave, nuk do të mbetet askush për t’i dhënë fund pikëpamjeve ekonomike të Erdoganit.