Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i ka bërë thirrje vendeve evropiane që të marrin përsipër përgjithësitë për afganët që ikin nga vendi, duke paralajmëruar se Turqia nuk ka asnjë detyrim të jetë “depo e refugjatëve në Evropë”. Ai u shpreh në një konferencë për shtyp se:
Evropa, e cila është bërë qendra tërheqëse për miliona njerëz, nuk mund të qëndrojë jashtë këtij problemi duke mbyllur kufijtë e saj vetëm për të mbrojtur mirëqenien e qytetarëve të saj. Me këtë qëndrim, Evropa po u kthen shpinën vlerave njerëzore.
Presidenti tha më tej se nëse është e nevojshme Turqia do të jetë e hapur për takim me qeverinë që do të formohet nga Talebanët. Ndërkaq, situata sa vjen e ndërlikohet në Afganistan teksa të gjithë shpresojnë të evakuohen sa më shpejt. Një tjetër që kërkon ndihmën e autoriteteve shqiptare është përkthyesi afgan i cili ka dhënë ndihmesën e tij tek misionet ushtarake shqiptare dhe amerikane atje. Ai bën një thirrje të dëshpëruar për ndihmë teksa shpreh frikën që ka për veten dhe familjen!
Kriza humanitare në Afganistan, e cila u ndez nga tërheqja e trupave nga SHBA, është intensifikuar vetëm ditët e fundit, me talebanët që kanë marrë kontrollin e Kabulit dhe miliona njerëz afganë që përpiqen të largohen për jetën e tyre. Në një kohë si kjo, nuk ka asnjë mënyrë “perfekte” për t’u përfshirë, por çdo veprim i drejtpërdrejtë potencialisht mund të shpëtojë jetë; gjithçka që mund të bëni është të zgjidhni një kauzë ose çështje dhe të dhuroni çfarëdo fondi, kohë ose burime të tjera që keni në dispozicion. Në këtë link gjeni një përmbledhje të mënyrave për të ndihmuar njerëzit e Afganistanit pasi shumë ikin dhe më shumë janë lënë prapa në një vend të përfshirë nga kaosi.