Bota

Tusk mesazh Amerikës: Respekto aleatët e tu, pasi nuk ke shumë!

Presidenti i Komisionit Europian, Donald Tusk, pas nënshkrimit të një deklarate mbi bashkëpunimin midis Bashkimit Evropian dhe NATO-s, i dërgoi një mesazh SHBA. “E dashur Amerikë. Respekto aleatët e tu, pasi nuk është se ke edhe aq shumë”, deklaroi presidenti i Komisionit Europian. Trump ka nisur një luftë ekonomike me të gjitha vendet e botës, pasi vendosi të aplikojë tarifa shtesë për importet e çelikut dhe aluminit. Kina dhe Bashkimi Europian janë vendet më të prekura nga ky vendim.