Celebrities Gossip Showbiz

U akuzua për përdhunim, Kylian Mbappe reagon për herë të parë!

Në një intervistë të gjatë që dha në emisionin “Clique” në Canal+, Kylian Mbappe, ka folur për herë të parë për akuzat për përdhunim që u publikuan nga shtypi suedez pas udhëtimit të tij në Stokholm në tetor. Francezi shpjegon se nuk ndihet i shqetësuar sepse nuk ka marrë asgjë tjetër veç informacioneve nga shtypi. Ai është në pritje të një thirrjeje të mundshme nga sistemi i drejtësisë suedeze, ndërsa pretendon se është befasuar nga e gjithë kjo çështje dhe nuk është i shqetësuar.

“Nuk e prisja fare, jam i habitur nga mënyra se si është shkruar. Këto janë gjëra që nuk ju ndodhin aq lehtë. Nuk mora asgjë, asnjë ftesë. Lexova njësoj si gjithë të tjerët, në shtyp, ndaj nuk jam i shqetësuar”-tha francezi. Mbappe shpjegoi se është ende në kontakt me gruan që takoi në Suedi dhe pretendon se ajo nuk e ka akuzuar, ndonëse nuk e di se kush qëndron pas saj. Ylli i futbollit bëri 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon në të cilat shënoi 11 gola dhe dy asistime. Në një intervistë të fundit për Canal+, Mbappé ka zbuluar se ishte i gatshëm të heqë dorë nga transferimi i tij i dëshiruar në Real Madrid për të mbështetur vëllain e tij më të vogël, Ethan.

Dy vëllezërit kishin luajtur së bashku te PSG, por këtë verë ata morën vendime të ndryshme për karrierat e tyre. Mbappé ka rrëfyer se, për Ethan, Real Madrid ishte ekipi që ai kishte ëndërruar të luante. Rikujtojmë se gjatë verës Mbappe u pa duke ecur dorë-për-dore me një vajzë në Miami. ‘PageSix.com’ raportoi se 25-vjeçari është takuar me Dani Grace Almeida dhe se dyshja u shoqëruan në Florida duke shkuar në Lucky Strike për të luajtur bowling, darkuan në ‘Kiki on the River’ dhe e mbyllën natën në klubin e natës LIV. “Ata ishin shumë komod me duart e tyre në këmbët e njëri-tjetrit dhe kur dolën po ecnin dorë-për-dore”-tha një burim për gazetën, duke shtuar se ata nuk po shqetësoheshin se ishin në publik.