Gossip Showbiz

Mbappé kapet në darkë romantike me yllin e Netflix?

Duket se ka zhvillime të reja në jetën personale të yllit të Real Madrid, Kylian Mbappé.

Futbollisti francez është përfshirë në zëra për një romancë të re pasi është parë në shoqërinë e aktores spanjolle Ester Expósito.

Sipas mediave rozë, dyshja janë parë së bashku në Paris, ku dyshohet se kanë kaluar mbrëmjen në një restorant luksoz në kryeqytetin francez.

Fotografitë që qarkullojnë në rrjetet sociale i tregojnë ata shumë të afërt gjatë darkës, duke shtuar spekulimet për një lidhje të mundshme.

Megjithatë, as Kylian Mbappé dhe as Ester Expósito nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën dhe nuk kanë reaguar për të mohuar lajmet. Ajo që ka tërhequr vëmendje është fakti se të dy ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Pretendimet për lidhjen e tyre u publikuan fillimisht nga blogeri francez Aqababe, i cili shkroi se çifti ishte parë në barin e hotelit Pullman Paris Tour Eiffel dhe madje “kishin kaluar gjithë mbrëmjen duke u puthur”, një postim që u bë viral në rrjet.

Aktorja spanjolle është e njohur për rolet e saj në seriale të Netflix, ndërsa vetëm pak javë më parë ishte përfolur për një lidhje me stilistin meksikan Nini Velez. Ajo ka publikuar gjithashtu në rrjetet sociale foto nga vende ikonike të Paris, si Eiffel Tower dhe Louvre Museum.

Ndërkohë, Kylian Mbappé ndodhet aktualisht në France duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju që e ka mbajtur jashtë fushës që nga dhjetori.

Ai pritet të mungojë edhe në ndeshjen e parë të UEFA Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City.