Aktualitet

U kapën në Kavajë me 1.3 ton drogë, Krimet e Rënda dërgojnë në gjyq 5 persona

Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë ka dërguar për gjykim procedimin penal të ngjarjes së 14 korrikut 2017, ku në fshatin Bago të Kavajës u kapën 1.3 ton kanabis. Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se të dyshuarit Joni Sadikaj, Kejvi Hajdari, Nertil Shehu, Roland Hysenbelliu dhe Skerdi Sina kanë kryer të gjitha veprimet për trafikimin lëndës narkotike drejt Italisë.