Gjatë një bisede të hapur me banorët pasditen e djeshme, Miri ka zbuluar për herë të parë detaje intime nga historia e tij e dashurisë me partneren gjermane, një romancë që nisi krejt rastësisht dhe u forcua në distancë.
Ai tregoi se gjithçka mori jetë në një dasmë të zhvilluar në Tiranë, ku të dy ndodheshin si të ftuar. Ajo kishte ardhur në Shqipëri si mike e dhëndrit, një diplomat gjerman i angazhuar në ambasadë, ndërsa Miri ishte pjesë e familjarëve të nuses.
Një takim i thjeshtë mes muzikës dhe festës u shndërrua në pikënisjen e një lidhjeje që do të sfidonte largësinë.
Vetëm një ditë pas dasmës, ajo u kthye në Gjermani, por kontakti mes tyre nuk u ndërpre. Përkundrazi, sipas rrëfimit të Mirit, komunikimi vazhdoi pavarësisht vështirësive teknologjike të kohës.
Pa WhatsApp dhe aplikacione moderne, ata mbështeteshin te Messenger dhe telefonatat në telefonin e shtëpisë, duke gjetur mënyra për të qëndruar pranë njëri-tjetrit.
Flisnim me Messenger dhe herë pas here ajo më merrte edhe në telefonin e shtëpisë. Nuk kishim WhatsApp akoma
–rrëfeu Miri, duke shtuar se kjo lidhje e ndihmoi edhe të rifitonte anglishten e harruar me kalimin e viteve.
Sipas tij, ndonëse gjuha ishte një pengesë, mirëkuptimi nuk mungoi kurrë.
Nuk i dija mirë kohët e foljeve, por ajo kuptonte gjithçka
-tregoi ai me sinqeritet.
Historia mori një kthesë edhe më domethënëse kur partnerja e tij vendosi të udhëtonte drejt Shqipërisë, këtë herë posaçërisht për të.
Një njohje rastësore, një ndarje e menjëhershme dhe një lidhje që mbijetoi në distancë, rrëfimi i Mirit ka ngjallur kureshtje dhe emocione, duke treguar se ndonjëherë dashuria lind aty ku nuk e pret.