I ftuar në emisionin Big Brother Radio ishte Angelo Haruni një banor i shumë përfolur jo vetëm për lojën e tij por edhe për marrëdhëniet që ai krijoi brenda shtëpisë. I shoqëruar nga vëllai i tij Dario ai zgjodhi t’i përgjigjej të gjitha pyetjeve pikante por edhe ato për banorët brenda shtëpisë së BBVIP5… Pjesë nga intervista:
Cilët sheh ti finalistë të Big Brother Vip?
Finalistë në këto momente shoh Selin në mënyrë absolute, Mirin tani po e ndihmon Selin nëse më përpara ka qenë e kundërta, duke e ndihmuar, duke mos e braktisur në thonjëza po e merr me vete në finale. Kristi nëse do të jetë pak më i vërtetë, do të shkojë në finale, nëse nuk do të ketë frikë t’ju përgjigjet disa pyetjeve.