Celebrities Gossip Showbiz

U tha se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, Klea Huta bën veprimin e papritur ndaj Elgit Dodës!

Dyshja e njohur e showbiz-it, Klea Huta dhe Elgit Doda prej kohësh po përfliten për një krizë në martesën e tyre. Flitej se artistët kishin hequr fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale dhe kishin zgjedhur të mos reagonin ndaj lajmeve rreth martesës së tyre. Megjithatë, Klea ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një fotografi në Instagram, ku shfaqet në krah të Elgitit dhe djalit të tyre, Krid.

Ata duken të lumtur me familjen e tyre të vogël. “Gëzuar ditëlindjen, shpirti im! Të duam shumë, Elgit”, ka shkruar moderatorja e njohur krahas fotos, duke hedhur edhe kështu poshtë zërat për një ndarje mes çiftit.