Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mos shqyrtojë ankimimin e çiftit të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina për pezullimin nga detyra me urdhër të Arta Markut. Kolegji i shqyrtimit paraprak, i caktuar me short, ishte i përbërë nga Ina Rama relatore, Rezarta Schuetz dhe Luan Daci anëtarë. Objekt i këtij ankimimi ishte “anulimi i vendimeve nr. 140, dhe 141 të dates 11 maj 2018, të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.