Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Ditën e djeshme Luizi ka postuar një foto me një grup policësh, e cila u bë mjaft virale. Së fundmi janë publikuar disa pamje nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe është zbuluar se policët me të cilët Luizi ka postuar foton, janë thjeshtë aktorë që kanë marrë pjesë në film.
View this post on Instagram
Një skenë në varreza?! Po po, ashtu siç e dëgjuat. Së fundmi janë publikuar disa fotografi nga prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku janë duke xhiruar në varreza.
Aktorët shihen të veshur me rroba të zeza dhe të trishtuar. Nuk dihet ende se cili është personazhi i cili ka ndërruar jetë, nëse kjo është një shaka apo një skenë reale, por kurioziteti i të gjithëve ne është tepër i madh. Madje tani edhe më shumë.