UEFA prezantoi ndryshimet e reja, që do të hynë në fuqi për garat e Champions dhe Europa League, për 3-vjeçarin 2018-2021. Kështu është marrë vendimi për lejimin e një zëvendësimi të 4-t, për ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë, që shkojnë në kohën shtesë prej 30 minutash. Gjithashtu ka risi edhe për oraret, pasi është hequr ora 20:45, me takimet që tashmë do të nisin më 21:00, ndërsa dy prej ndeshjeve të çdo dite, do të startojnë më 18:55.