Bota

Urdhri ndaj policëve në Indi: Dobësohuni ose ikni nga puna!

Departamenti i Policisë në Indi urdhëroi oficerët që të humbasin peshë ose të lënë punën. Shefi i Policisë së Shtetit të Karnatakas tha për BBC-në se ishte i shqetësuar për rritjen e numrit të personelit obez. Vendimi për dobësimin e detyrueshëm të oficerëve u mor pasi më shumë se 100 prej tyre vdiqën gjatë 18 muajve të fundit për shkak të sëmundjeve të lidhura me dietën që përdornin.