Tensioni i lartë ose hipertensioni është një sëmundje tepër e rrezikshme, e cila mund të vërë jetën e njerëzve në rrezik të madh, ndaj sëmundjeve të zemrës. Një numër i lartë njerëzish janë diagnostikuar nga kjo sëmundje, por shumë kanë hipertension dhe nuk janë në dijeni.
Tensioni i lartë është i menaxhueshëm nëse ndiqet një dietë e caktuar dhe nëse mund të shmangni disa lloje ushqimesh siç janë:
1. Fasulet e konservuara. Ushqimet e konservuara, në veçanti fasulet, kanë një numër të lartë natriumi sepse janë të përdorura për shkak të një afati më të gjatë të skadencës. Por përdorimi i fasuleve mund t’iu ndihmojë në qëndrueshmërinë e tensionit, gjithashtu. Por nëse do të përdorni fasule të konservuara më parë hiqni 41% të natriumit duke i kaluar në një kullesë si fillim.
2. Supa e gatshme. Do të shokoheni nëse zbuloni se sa shumë elemente kimike ka në supën e gatshme. Sepse ndihmojnë në mbajtjen e makaronave dhe perimeve të cilat janë të gatuara para shumë kohësh.
3. Produkte domatesh të gatuara (të konservuara). E keni vënë re ndryshimin midis domates të cilën e rrisni vetë dhe asaj që ju e blini në dyqan? Domatet të cilat rritën në sera në një sasi tepër të madhe janë zakonisht të ushqyera me pesticide për një kohëzgjatje më të madhe të produktit.