Ata i japin shumë rëndësi ushqimit që konsumojnë. E kemi fjalën për futbollistët të cilët preferojnë algat. Algat nëse nuk e dini ofrojnë shumë lëndë ushqyese. Mund të konsumohen para, gjatë dhe pas stërvitjes. Përveç kësaj, ato ofrojnë 7 herë më shumë proteina sesa mishi, perimet apo peshku.
Algat janë burim i fenilalaninës, përshpejtojnë metabolizmin dhe eliminojnë më shpejt toksinat nga trupi. Kanë fuqi ngopëse kur bien në kontakt me ujin e trupit. Përmbajnë vitamina A, B1, B2, C, D, E dhe K, kalium, hekur, fibra ose kalcium. Ka veti antivirale dhe antiinflamatore, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Algat kanë diçka shumë të rëndësishme në favorin e futbollistëve dhe vlera e tyre kalorike është pothuajse zero. Për këtë arsye, futbollistët legjendarë si Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo i kanë përfshirë në dietat e tyre. Një tjetër sportist i njohur që e do këtë ushqim është Karim Benzema, sulmuesi i Realit të Madrid.
Përfshirja e algave në dietën tonë të përditshme nuk është e vështirë, ato mund të kombinohen me receta tradicionale, si perime të skuqura dhe oriz, në supa, sallata, apo ka edhe nga ata që bëjnë omëletë me alga deti. Por, para se të eksperimentoni me algat e detit, duhet të njihni vetitë e llojeve të ndryshme të këtyre bimëve.