Celebrities Showbiz

“1 në 1 trilion!” Vesa Luma i dedikon fjalët më të bukura Big Bastës!

Në Australinë e largët, ku jetojnë prej vitesh dy artistët e dashur shqiptarë Vesa Luma dhe partneri i saj Big Basta, muaj korrik në të cilin sapo kemi hyrë, është shumë i rëndësishëm për çiftin. Në datë 1 korrik, Big Basta feston ditëlindjen dhe Vesa i ka bërë një postim shumë emocionues në rrjete sociale. Ajo ka postuar një foto me dashurinë e saj dhe i ka dedikuar atij fjalët më të ëmbla me rastin e ditëlindjes.

1 korrik data kur lindi shpirti im binjak. Unë dhe Liani jemi me fat që të kemi! Të kemi 1 në 1 trilion! Të kam zemër e shpirt! Të dua shumë! Uroj me shpirt të festojmë bashkë edhe mijëra të tjera të lumtura! Kudo me ty!

Pavarësisht se prej kohësh jetojnë në Zelandën e Re, Vesa dhe Big Basta kanë qëndruar pranë fansave të tyre me të tilla postime të herë pas hershme në rrjete sociale. Para disa ditësh përmes një postimi në Instagram, Vesa bëri të ditur se vogëlushi i tyre, Lian, ka përfunduar me sukses ciklin e kopshtit.