Celebrities Gossip Showbiz

Big Basta uron të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2026: “Sa më shumë lekë…”

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2025. Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2025, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese.

Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Një urim special nga Big Basta për dëgjuesit e TAR.

Gjithë shqiptarëve dhe të gjithë dëgjuesve të Top Albania Radios, ju uroj Gëzuar Vitin e ri 2026. Qoftë viti me më shumë pozitivitet dhe projekte të bukura. Të mos harrojmë, sa më shumë lekë që të gjithëve. Gëzuar, gëzuar Shqipëri!