Bota

10,8 miliardë dollarë taksa për trashëgimtarët e ”Samsung”!

Presidenti i gjigantit ”Samsung” Lee Kun Hee u nda nga jeta në tetor por trashëgimtarët e Lee Kun Hee, do të paguajnë më shumë se 12 trilionë won (10,8 miliardë dollarë) taksa prej trashëgimisë.

Në një deklaratë të lëshuar përmes ”Samsung Electronics” familja Lee tha  se taksat e trashëgimisë do të arrijnë në më shumë se gjysmën e vlerës së pasurisë totale të presidentit të ndjerë, duke theksuar se totali është një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë në Korenë e Jugut dhe botë.

Sipas familjes, shuma është tre deri në katër herë sa të ardhurat totale koreane të taksave në vitin 2020. Agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap raportoi se taksa do të jetë më e madhja ndonjëherë në historinë e Koresë së Jugut.

Familja Lee tha se ata do të paguanin shumën në gjashtë këste gjatë pesë viteve duke filluar këtë muaj. Më tej ata theksuan:

Është detyra dhe përgjegjësia jonë qytetare të paguajmë të gjitha taksat

Trashëgimtarët e presidentit thanë gjithashtu se ata do të dhurojnë një trilion won fitime për “përpjekjet për të ndihmuar kapërcimin e sëmundjeve infektive, përfshirë kancerin e fëmijëve” dhe rreth 23 mijë vepra arti duke përfshirë vepra nga Marc Chagall, Pablo Picasso dhe Claude Monet.

Deklarata nuk theksoi mënyrën se si familja Lee do të ndajë trashëgiminë, e cila përfshin pronat në ”Samsung Electronics”.