Celebrities Gossip Showbiz

4 vite së bashku, Robert Pattinson tregon për herë të parë në publik të dashurën e tij!

Pas katër vitesh lidhjeje, aktorët Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse, bënë debutimin e tyre të shumëpritur në tapetin e kuq në show-n e modës të veshjeve për meshkuj të vjeshtës 2023 “Dior” në Giza të Egjiptit. Dyshja shiheshin të buzëqeshur para kamerave ndërsa pozonin për fotografët. Pattinson, dukej elegant me një kostum ngjyrë bezhë dhe bluzë kafe, ndërsa Waterhouse, kishte veshur një fustan ngjyrë vjollce me një mbulesë të tejdukshme sipër.

Për herë të parë, thashethemet për një romancë mes tyre u ndezën në qershor 2018 pasi paparacët i kapën bashkë në Londër. Më pas marrëdhënia e tyre u bë më serioze në vitin 2020 kur e gjetën veten në karantinë së bashku. “Rob dhe Suki kanë diskutuar përfundimisht për fejesë, por nuk duan të nxitohen. Suki nuk po i bën presion dhe të dy janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit ”, tha një burim pranë çiftit.

Robert pati një ndarje të dhimbshme vite më parë nga Kristen Stuart, pas tradhëtisë së saj me regjisorin Rupert Sanders. Kristen, e cila tashmë është e fejuar me skenaristen Dylan Meyer, ka folur më parë për presionin e famës në marrëdhënien e saj me Pattinson.

Njerëzit donin që unë dhe Rob të ishim bashkë aq shumë sa lidhja jonë u bë produkt. Nuk ishte më jeta reale dhe kjo ishte e keqe për mua. Nuk është se dua të fsheh kush jam ose të fsheh gjithçka që bëj në jetë. Thjesht nuk dua të jem pjesë e një historie me vlerë argëtimi.