Zendaya ka reaguar më në fund ndaj thashethemeve për një martesë të fshehtë me Tom Holland, duke i hedhur poshtë me humor gjatë një interviste në “Jimmy Kimmel Live!”.
Aktorja tregoi se fansat kishin krijuar edhe foto false me inteligjencë artificiale, të cilat u përhapën shpejt dhe u besuan nga shumë njerëz.
Isha jashtë dhe më thoshin: ‘Fotot e martesës janë të mrekullueshme’. U thashë: ‘Janë AI, nuk janë reale’
-u shpreh ajo me ironi.
Për të sqaruar konfuzionin, Zendaya solli edhe një video nga filmi i saj i ri “The Drama”, ku shfaqet si nuse përkrah Robert Pattinson.
Në një moment humoristik, fytyra e Holland-it ishte vendosur mbi trupin e Pattinson-it, duke shtuar edhe më shumë konfuzionin.
Thashethemet për martesë u shtuan edhe pasi stilisti i saj, Law Roach, la të kuptohej në një event se çifti mund të ishte martuar, si dhe pas paraqitjes së Zendaya-s në Oscars 2026 me një unazë që ngjante si e fejesës apo martesës.
Megjithatë, aktorja e bëri të qartë se gjithçka është keqkuptuar dhe nuk ka asnjë martesë të fshehtë. Ndërkohë, fansat do ta shohin së shpejti në filmin “The Drama”, i cili pritet të dalë në kinema më 3 prill.