Jennifer Lawrence ka treguar një histori të pazakontë dhe plot humor gjatë një interviste në “The Graham Norton Show”, ku rrëfeu një moment të sikletshëm me aktorin Robert Pattinson në shtëpinë e saj.
Aktorja 34-vjeçare tha se gjatë një vizite të papritur të Pattinson-it, ajo nuk kishte asgjë për t’i ofruar, ndaj në mënyrë spontane vendosi t’i jepte një copë ushqim të hedhur në plehra.
Ai ishte në banjo dhe unë po mendoja çfarë mund t’i ofroja. S’kisha asgjë, ndaj mora diçka nga plehrat… dhe ai e hëngri pa problem!
-tregoi Lawrence mes të qeshurash.
Ky moment ndodhi gjatë xhirimeve të filmit të tyre të ri, “Die My Love”, ku Jennifer luan një nënë të re që përballet me depresionin pas lindjes, ndërsa Pattinson interpreton bashkëshortin e saj, Jackson.
Aktorja zbuloi gjithashtu se gjatë xhirimeve të filmit ata janë përballur me një skenë delikate — një valle interpretuese lakuriq — e cila e vuri në siklet pasi ende nuk njiheshin mirë me njëri-tjetrin.
Lawrence foli edhe për jetën e saj personale, duke thënë se amësia i ka ndryshuar gjithçka:
Të jesh nënë është brutale dhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë, por më ka hapur shumë botën krijuese
Nga ana tjetër, Pattinson, që së fundmi është bërë baba, pranoi se përvoja e prindërimit i ka dhënë frymëzim dhe energji të re.