Love & Sex

5 arsye pse njerëzit qëndrojnë në një marrëdhënie toksike…

Çdo marrëdhënie ka një nivel toksiciteti, sipas psikoterapistes Ginnie Love Thompson. Ndërsa është normale të kesh ulje dhe ngritje në një marrëdhënie, është gjithashtu e rëndësishme të dish kur është koha ta lësh. Por shpesh, largimi është më lehtë të thuhet sesa të bëhet.

Një lidhje e shëndetshme, është thjesht një lidhje që funksionon. Mbase jo çdo gjë shkon perfekt, por komunikimi mes jush zgjidh gjithçka. Epo, ndonjëherë nuk është kaq e thjeshtë dhe kjo kalon në një lidhje toksike. Ndoshta ju mund të mos e vini re, por ja disa elementë që tregojnë se duhet të heqësh dorë nga ajo lidhje sa nuk është vonë.

Duke pasur këtë në mendje, ne vendosëm të bëjmë një ‘zhytje’ të thellë në psikologjinë që qëndron pas disa prej arsyeve pse njerëzit qëndrojnë në marrëdhënie toksike dhe jo të shëndetshme:

1. Të kesh frikë nga vetmia

Sipas një studimi, frika për të qenë vetëm mund t’i bëjë njerëzit të qëndrojnë në marrëdhënie shkatërruese, për arsyen e thjeshtë se është “më mirë” të kesh një partner të papërsosur sesa të jesh beqar. Shoqëria ndonjëherë mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë se të qenit beqar ose “vetëm” është një gjë negative por në realitet, nuk ka asgjë të keqe me të.

2. Të kesh vetëvlerësim të ulët

Studimet sugjerojnë gjithashtu që njerëzit që kanë vetëvlerësim të ulët kanë një tendencë për të qëndruar në marrëdhënie jo të shëndetshme. Pasi të keni përjetuar abuzime dhe sjellje toksike për kaq shumë kohë, mund të jetë e lehtë për njerëzit që të bien në grackën e besimit se kanë faj për sjelljet toksike të partnerit të tyre. Vetëvlerësimi i ulët për veten mund të bëjë që njerëzit të vënë në dyshim vlerën e tyre dhe çfarë sjellin në marrëdhënie.

3. Të ndjehen personalisht përgjegjës për partnerin dhe veprimet e tyre

Pas një situate ose ballafaqimi të pakëndshëm, një abuzues do ta bëjë partnerin e tyre të ndihet fajtor edhe pse nuk janë të tillë. Kjo sjellje shpesh zhvillohet gradualisht, duke e bërë kështu të vështirë për një person të kuptojë se çfarë po ndodh realisht.

4. Të besosh se gjërat mund të ndryshojnë

Shumë njerëz që janë në marrëdhënie toksike ndonjëherë qëndrojnë në një marrëdhënie sepse e duan partnerin e tyre dhe besojnë se gjërat do të përmirësohen një ditë ose se marrëdhënia mund të shpëtohet. Ata gjithashtu mund të supozojnë se sjellja jo e shëndetshme e partnerit të tyre është rezultat i rrethanave të vështira, ose se ata mund të ndryshojnë disi marrëdhënien duke qenë vetë një partner më i mirë. Por në realitet, sjellja shpesh përkeqësohet me kalimin e kohës dhe njerëzit thjesht dëmtohen gjithnjë e më shumë.

5. Të kesh frikë nga refuzimi

Një arsye tjetër është refuzimi. Ata qëndrojnë në një marrëdhënie jo të shëndetshme sepse kanë frikë se mos refuzohen në të ardhmen, kështu që ata qëndrojnë me partnerin e tyre aktual. Njerëzit që kanë frikë nga refuzimi mund ta kenë të vështirë të shprehin mendimet e tyre.