Film & Tv

5 momentet ikonike nga “Fast and Furious!”

Evoluimi i “Fast and Furious” ka qenë vërtet magjepsës për t’u parë. Filloi si një film për garat e shpejtësisë në rrugë dhe u kthye në një rrugëtim me taktika dhe mjeshtëri. Episodet e fundit kanë prodhuar shumë momente kulminante, por ne po ju bëjmë pak nostalgjikë dhe po ju rikujtojmë disa nga ato më ikoniket në fillimet e “Fast and Furious”.

5. “Makina fluturuese”, (Furious 7), 2015

Mund të themi me plot gojë se është një skenë spektaklore, që bën bashkë aksionin dhe performancën sfiduese të aktorëve.

4. “Dom shpëton Letty-n”, (Furious 7), 2013

Disa mund ta konsiderojnë si një moment shumë të jashtëzakonshem dhe joreal, por pa këtë sekuencë, filmi nuk do të ishte aq brilant sa është. Dominic Toretto (Vin Diesel) përplas makinën e tij, fluturon mespërmes autostradës, kap të dashurën e tij në ajër dhe e shpëton sigurt në urën tjetër.

3. “Fluturimi mbi varkë”, (2 Fast 2 Furious), 2003

Brian dhe Roman lëshohen nga kodra, hidhen në ajër me makinë mbi varkën e personazhit të keq, duke i dhënë filmit një skenë shumë impresionuese.

2. “Makinat Zombi”, (The Fate of the Furious), 2017

Çfarë skene inspiruese që është! Kur Charlize Theron dhe ekipi i saj bashkëpunuan për një sulm, duke hakuar të gjitha makinat e qytetit njëheresh dhe ato filluan të levizin të gjitha duke u ngarë vetë, është një nga sekuencat më të çmendura që kemi parë ndonjëherë.

1. Hobbs vs. Toretto (Fast Five), 2009

The Rock dhe Vin Diesel, duke luftuar kundër njëri-tjetrit është një ‘luftë titanësh’, prej së cilës vështirë të largosh sytë. Fansat e “Fast and Furious” pritën shumë për këtë episod dhe u shpërblyen më së miri!