Bota Gossip

55-vjeçari pretendon se është djali ‘sekret’ i Princit Charles dhe Camilla-s!

Simon Dorante-Day ka lindur në Britani në Prill të vitit 1966 përpara se të adoptohej nga një familje në Portsmouth, që ka lidhje me Mbretëreshën Elisabeth. 55-vjeçari nga Australia i është drejtuar gjykatës me pretendimin se ai është djali sekret i Princit Charles dhe Camilla-s.

Ai pretendon se është sjellë në jetë kur Charles ishte 17 vjeç dhe Camilla 18 vjeç. Ai ka kaluar dekada në përpjekje për të provuar prejardhjen e tij dhe ka krahasuar djalin e tij, Liam me një foto të Mbretëreshës kur ishte në të njëzetat.

Inxhinieri i lindur në Britani, 55-vjeçar, i cili tani jeton në Queensland, pretendon se gjyshja e tij birësuese i tha se Dukesha e Cornwall ishte nëna e tij në vitin 1998.

Duke qenë se ‘ka bërë hulumtimin e tij’, Simon është i bindur se tani ai ka prova të mjaftueshme. Sipas tij ka ngjashmëri te faqet dhe dhëmbët si ‘Windsor’ por dhe te ‘flokët e stilit Camilla’  ndaj ai mendon se pretendimet e tij janë të vërteta. Ai ka thënë disa herë se do të dëshironte një test të ADN-së për të provuar lidhjen e tij familjare duke i shkruar çiftit në 2012-ën.

Këtë javë, babai i nëntë fëmijëve ndau një foto të djalit të tij për të ‘provuar’ se ata janë në lidhje me Familjen Mbretërore, duke pretenduar se 14-vjeçari është imazh shumë i ngjashëm me Elizabeth II.

Dorante-Day këmbëngul se ai nuk është ‘duke kërkuar një titull’ ose para edhe pse ai ka krijuar kohët e fundit një biznes të ri të quajtur ‘Royal Riffs’ duke shitur kitarat e bëra me dorë ‘me atë fund mbretëror’  dhe është ‘thjesht një njeri që kërkon prindërit e tij biologjikë .

Çuditërisht, Charles dhe Camilla kurrë nuk iu përgjigjën pretendimeve të tij.