Celebrities Gossip Showbiz

Jori Delli flet hapur për ndarjen e Beniada Nishanit!

Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.

Mbrëmjen e djeshme Jori ka qenë e ftuar në “Procesi Sportiv” për të zbuluar më shumë rreth thashethemeve të fundit në lidhje me mikeshën e saj, Beniada Nishani. Sipas Jori Dellit, ish-banorja e “BBV1” është beqare dhe secili ka vazhduar jetën e vet.

Jori: Po, Beniada është beqare, një duartrokitje…Është fillimi i një diçkaje tjetër…

Ndërsa e pyetur nga Manushi se ‘çfarë ndodhi, nuk i eci një italian me një shqitpar’, Jori u përgjigj:

Jo nuk është ajo, por nuk mund të flas

Jori ka zbuluar më shumë rreth thashethemeve të fundit për të në lidhje me afrimitetin dhe skenat romantike në klipin me Noizyn dhe jo vetëm.