Lifestyle

6-vjeçarja më e bukur në botë, një ruse

Një 6-vjeçare ruse është cilësuar si “vajza më e bukur në botë”, duke ndjekur kështu hapat e modeles franceze Thylane Blondeau.

Anastasia Knyazeva ka krijuar një armatë të tërë me fansa online, të cilët janë mahnitur nga karakteristikat e saj si kukull me sytë blu të mrekullueshëm.

Vogëlushja është një fëmijë-modele e suksesshme, duke u angazhuar në evente të ndryshme të modës.

Fama e saj dhe angazhimi serioz i prindërve të saj vjen pasi Thylane, tani 16 vjeçe, u vlerësua si vajza më e bukur në botë në moshën gjashtë vjeçare dhe u bë modeli më i ri për të pozuar në revistën Vogue.