Celebrities Gossip Showbiz

A e ka prezantuar me nënën e saj? Loredana sjell të dashurin e saj në Kosovë!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Së fundmi me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Ditëne djeshme nëna e Loredanës ka festuar ditëlindjen e këtë na e ka treguar vetë reperja. Ama mesa duket për ditëlindjen e saj Loredana ka shkuar në Kosovë e nuk ka qenë vetëm. Duket se i dashuri i saj Karim e ka shoqëruar, pasi ishte dentisti kosovar ai që e ka zbuluar këtë duke postuar një foto me Karim.

Së fundmi Loredana ka festuar ditëlindjen dhe ka postuar disa foto dhe video, ku ka festuar në shtëpi me të afërmit dhe miqtë e saj. Një video teksa të gjithë i këndojnë këngën e ditëlindjes në fund qirinjtë e tortës i fryn vajza e saj Hana dhe jo reperja.