Celebrities Gossip Showbiz

Adele ka treguar arsyen se pse nuk i përdor më aq shumë rrjetet sociale të saj!

Ndërkohë që është bërë ikona dhe ka zbukuruar kopertinën e numrit të fundit të ‘The Face’, këngëtarja 33-vjeçare ka folur për shmangien e saj nga përdorimi aktiv i llogarive të saj në mediat sociale, pavarësisht se kishte profile në platformat e ndryshme si Facebook, Twitter dhe Instagram.

Unë thjesht do ta gjeja veten duke mos i kryer detyrat e mia gjatë ditën. Është krijuar për të pasur varësi. Edhe po e bën shumë mirë këtë. Mund të kishte pasur diçka vërtet urgjente që duhej të bëja dhe nuk do ta realizoja sepse do të më duhej që të shikoja jetën e dikujt tjetër! Ose të shikoja dizajnet e thonjve ose faqet e tjera të ndryshme ose të lexoja orë të tëra lajme që më bënë të ndihem keq për botën.

Uploaded image

Këngëtarja e hitit të njohur “Someone Like You” tha gjithashtu se është e kujdesshme për të bashkëvepruar me të huajt.

Unë nuk dua të flas me njerëz që nuk i njoh. Kjo nuk funksionon për mua. Unë kam nevojë për një prekje njerëzore. Nuk dua të ulem në një dhomë në telefonin tim dhe të flas më shumë me njerëz që nuk i di se sa i njoh realisht.

Vitin e kaluar, Adele u përball me reagime të forta në mediat sociale kur veshi një palë bikini me flamur xhamajkan dhe me një model flokësh tradicional afrikan, foto të cilën ajo e postoi në Instagram kur ishte në ‘Notting Hill Carnival’.

Uploaded image

Vlen për t’u përmendur se rikthimi i Adele është pritur jashtëzakonisht mirë nga të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj në mbarë botën. Në fillim pasi Adele konfirmoi rikthimin e saj ajo vendosi që pas plot 6 viteve të jepte një intervistë për prestigjozen ‘Vogue’ dhe së fundmi para pak ditës për Oprah Winfrey. Një tjetër temë e cila mori një rëndësi shumë të madhe ishte edhe tema e divorcit dhe se si janë marrëdhëniet e saj tashmë me ish-bashkëshortin Simon Konecki.