Celebrities Gossip Showbiz

Adele reagon ashpër ndaj komenteve negative për peshën e saj!

Këngëtarja e njohur Adele është përfolur shumë për rënien drastike në peshë, e cila mahniti botën për ndryshimin rrënjësor që solli në pamjen e saj fizike. Por, mesa duket kjo nuk u prit mirë nga njerëzit dhe gjithë kjo urrejtje nuk i pelqeu aspak këngëtares.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për kopertinën e numrit të nëntorit të American Vogue duke treguar se ajo filloi të ndjekë palestrën gati çdo ditë, jo për të humbur peshë por për të mbajtur nën kontroll ankthin e saj. Ylli britanik shprehet tejet e sinqertë:

U bë pjesë e jetës sime. Unë kuptova që sa herë bëja stërvitje, nuk ndjeja më ankth. Nuk ishte asnjëherë për të humbur peshë. Mendova që sikur se mund të forcoj trupin tim teksa unë e shoh dhe e ndjej këtë gjë, po njësoj mund të forcoja dhe gjendjen time mendore dhe emocionale.

Ylli i “Rolling In The Deep” e kuptoi që fansat e saj u shokuan kur panë rezultatet e stërvitjes në momentin që ajo postoi në llogarinë e saj në Instagram një foto ku dukej ndryshimi rrënjësor në trupin e saj në maj të 2020-tës edhe pse nuk kishte ndërmend ta postonte. Adele reagoi ashpër duke u ndjerë e lënduar nga komentet e tyre, sidomos të bëra nga gratë:

Njerëzit u tronditën sepse nuk e ndava me ta procesin e “rrugëtimit” tim. Ata janë mësuar me personat që tregojnë çdo moment tyrin në Instagram dhe shumë nga ata do të përfitonin nga kjo gjë duke reklamuar kompani të ndryshme të ushqimeve dietike. As nuk më interesonte kjo gjë. E bëra për veten time dhe për askënd tjetër. Pse duhet ta ndaja me të gjithë? Nuk më jepte ndonjë kënaqësi. Është trupi im.

Adele pritet të publikojë së shpejti këngën e saj të re, “Easy On Me”, një projekt i cili vjen pas një pushimi të gjatë  në karrierën e saj muzikore. Së fundmi, ajo është në një lidhje dashurie me agjentin e sporteve, Rich Paul pak kohë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki.