Celebrities Gossip Showbiz

Adele zgjedh që të festojë në mënyrën më unike me miqtë e saj ardhjen e albumit të ri ’30’!

Së fundmi këngëtarja e njohur Adele ka vendosur që t’ju ofrojë fansave të saj disa pamje nga gjithçka që ajo ka kaluar teksa ishte duke u bërë gati dhe duke festuar me miqtë e saj për albumin e saj të ardhshëm.

Ajo çfarë ra më shumë në sy ishte ideja e saj dhe e miqëve që të festonin për arritjet e Adele me disa kokteje. Ndërkohë që në fotot e tjera të postuara përfshiheshin një fotot të ftesës, një foto të Adele teksa bëhej gati dhe një tjetër kur ajo ishte duke folur me një mikrofon dhe prapa saj ndodhej imazhi kryesor i albumit të saj.

Në postimin e bërë në rrjetin e saj social ajo kishte shkruar se:

Kokteje dhe të qara gjithandej.

Vlen për t’u përmendur se rikthimi i Adele është pritur jashtëzakonisht mirë nga të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj në mbarë botën. Në fillim pasi Adele konfirmoi rikthimin e saj ajo vendosi që pas plot 6 viteve të jepte një intervistë për prestigjozen ‘Vogue’ dhe së fundmi para pak ditës për Oprah Winfrey.

Adele zgjodhi që t’i përgjigjet të gjithë kritikave në lidhje me humbjen e peshës së saj. Edhe pse rutina e saj e ushtrimeve u cilësua “e tepërt” nga disa ekspertë shëndetësorë, me të cilën këngëtarja 33-vjeçare nuk është dakord. Për më tepër ajo u shpreh se:

Unë nuk isha e tronditur dhe as e sfilitur nga kjo. Trupi im është objektivizuar gjatë gjithë karrierës sime. Nuk është detyra ime të vërtetoj se si ndihen njerëzit me trupin e tyre. Ndihem keq që kam bërë dikë të ndihet keq me veten, por kjo nuk është puna ime.

Por fokusi nuk ka qenë vetëm tek pesha e saj. Një tjetër temë e cila mori një rëndësi shumë të madhe ishte edhe tema e divorcit dhe se si janë marrëdhëniet e saj tashmë me ish-bashkëshortin Simon Konecki.