Celebrities Gossip Showbiz

Adisi i publikon video duke gatuar në natyrë, Fifi ‘i tregon vendin’!

Siç tanimë të gjithë e dimë këngëtarja e njohur Fifi është në një romancë me Adis Patushin. Ato shfaqen kudo bashkë dhe nuk ngurrojnë që në rrjetet sociale të ndajnë foto dhe video me njëri-tjetrin.  Edhe para pak minutash në Instastory, Adisi ka postuar disa video ku duket bukuroshja duke gatuar fli (gatim kosovar) në natyrë.

E një përgjigje nuk ka munguar nga ana e këngëtares, e cila ‘i ka treguar vendin’ duke e pyetur nëse ai di të bëjë fli apo jo dhe nga ’emoji’ shoqërues na bën të besojmë se partneri i saj nuk ia ka idenë dhe ky ‘detyrim’ i ka ngelur Fifit.

Së fundmi Fifi ka marrë kritika dhe ofendime nga disa ndjekës ku një ndër to e ka shpërndarë në “Instastory”. Një ndjekës i ka shkruar se: “Na ke lodhur me atë 50-vjeçar që ka fëmijë e mundohesh t’i ngelësh në dorë me zor. Ik vëllaçko mos u shit lovely në rrjete sociale.” Lidhur me këto kritika ka reaguar vetë këngëtarja duke ‘i vënë pikat mbi i’. 

Pas këtyre statuseve Fifi ndau një video nga shtrati me Adisin. Dyshja shiheshin në momente intime teksa Adisi i thotë në një moment Fifit mos të publikojë foto me të sepse do e shajnë. Kësaj Fifi iu përgjigj thjesht më një buzëqeshje duke lënë të nënkuptohet se nuk i intereson.