Aktualitet

VIDEO/ Protestuesit qëllojnë me vezë makinat e zyrtarëve në dalje nga Kuvendi

Gjatë paradites së martë, protesutesit janë mbledhur para Kuvendit në vijim të ditës së 31-të të protestës.

Protesta është shoqëruar me momente tensioni, ku disa prej pjesëmarrësve kanë goditur me vezë në drejtim të automjeteve të zyrtarëve.

Për këtë arsye Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u vendosën përpara Kuvendit, për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

“Poshtë diktatura!”, “Parlament i krimit”, “Ju erdhi fundi” dhe “Opozitë e shitur”, ishin disa ng pankartat që mbanin në duar protestuesit.

Protestuesit kanë afruar në hyrje të Kuvendit një kosh mbeturinash ku kanë shkruar edhe emrat e deputetëve mbi të.