Celebrities Love & Sex Showbiz

“Ai është heroi im”, ju zbulojmë pak nga marrëdhënia e Richard Gere me gruan e tij të tretë!

Aktori i njohur hollivudian, Richard Gere, për të gjithë ata që nuk e dinë është i martuar me Alejandra Silva, e cila është 34 vjet më e re se artisti. 71-vjeçari, është padyshim një nga aktorët më të pëlqyer për rolet e tij të suksesshme në filma romantikë si “An Officer and a Gentleman” dhe “Pretty Woman”. Gere ka qenë i martuar dy herë para se të martohej me bukuroshen spanjolle, përkatësisht me Cindy Crawford nga viti 1991 deri në vitin 1995 dhe me Carrie Lovell nga viti 2002 deri në vitin 2016.

Shumë kanë aluduar se kjo martesë e tretë e aktorit me partneren e tij nuk është gjë tjetër veçse një lidhje interesi pasi vlen të theksojmë se Alejandra ka një diferencë moshe goxha të madhe me aktorin. Ndërkaq, Alejandra është vajza e Ignatius Silva, një biznesmen dhe ish-nënkryetar i klubit spanjoll të futbollit, Real Madrid. Rikujtomë, se me ish-burrin e saj, Alejandra bleu hotelin luksoz italian, Villa Treville, ndërsa pikërisht në restorantin e këtij hoteli u takua me aktorin gjatë kohës kur të dy ishin në procese divorci.

Të dy janë aktivistë të të drejtave të njeriut dhe kjo i tërhoqi me njeri-tjetrin. Ata e fshehën me sukses lidhjen deri në qershor të vitit 2015. Fejesa u zbulua kur një unazë u pa në dorën e Alejandras, kurse çifti u martua në vitin 2018. Ata janë prindër të dy djemve së bashku. Spanjollja rrëfeu për revistën “Hola” se:

Richard është heroi im në jetën reale. Unë isha e humbur, nuk pashë dritë. Kur e takova, jeta ime fitoi kuptim.

Ndërsa në një postim në rrjetin e saj social Instagram ajo shkroi se:

Në këtë ditë, unë u martova me njeriun më të mrekullueshëm që kam takuar ndonjëherë. E di që kjo tingëllon si një klishe, por është e vërtetë! Ajo vjen nga zemra ime, jam krenare që jam me ty, që ndaj jetën me ty, të bëhesha nënë për fëmijët tanë, se unë jam shoqja jote, se jam gruaja jote! Ti më bën kaq të lumtur, ti je dashuria e jetës sime.

Ajo u diplomua për marketing në Madrid, ndërsa është një aktiviste e madhe në organizatat me përgjegjësi shoqërore, kështu që me Richard shpesh organizojnë aktivitete bamirësie për të ndihmuar të pastrehët, për të përmirësuar kushtet për trajtimin e fëmijëve të sëmurë rëndë, si dhe për shumë çështje të tjera.